Elhaida Dani publikon coverin e këngës “Plas” të Florit

Shpërndaje

“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë…” Këngëtarja e mirënjohur, Elhaida Dani ka bërë cover baladën “Plas” me të cilën kantautori shqiptar Flori Mumajesi ka fituar edicionin e 20-të të festivalit “Kënga Magjike”, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Elhaida ka shkruar se ky cover është një dhuratë për Florin dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite.

“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë. Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time. Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë. Ky cover është një dhurate për @iamflorimumajesi dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite, Faleminderit Flori, uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde’’, ka shkruar Elhaida.

Ndryshe, Flori me këngën “Plas” u shpërblye edhe me çmimin “Balada më e mirë”./21Media

Loading...