Erdogan: Nuk prodhonim dot as lodrën, sot prodhojmë helikopterët me të avancuar në botë (Video)

Shpërndaje

“Turqia arriti në nivel të avancuar në industrinë e mbrojtjes”
Kështu u shpreh presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim në Samitin e Industrisë Turke të Mbrojtjes në Ankara, transmeton Gazeta e Re.

Erdoğan tha se vendi i tij është duke zhvilluar 650 projekte në industrinë e mbrojtjes ku vlera totale e këtyre projekteve arrin një shumë prej 60 miliardë dollarësh në vit.

“Me hapat që kemi bërë në 16 vitet e fundit, Turqinë arritëm ta çojmë në nivel shumë të dalluar dhe të avancuar në industrinë e mbrojtjes”, shtoi ai.

Gjatë samitit u bë edhe prezantimi i helikopterit të ri të Turqisë, i cili prodhohet 100% me mundësi vendase, për të cilin Erdoğan njoftoi për herë të parë se do të quhet “Gökbey”.

“Nuk prodhonim dot as lodrën, kurse sot ne prodhojmë helikopterët më të avancuar në botë, Turqia arriti në nivel shumë të lartë në industrinë e mbrojtjes, tani jemi në garë me superfuqitë e botës”, shtoi Erdogan.

Ndryshe, presidenti turke theksoi se kanë përfunduar përgatitjet në lidhje me lindjen e Eufratit.

“Brenda disa ditëve do të fillojmë operacionin tonë për të çliruar lindjen e Eufratit nga organizata terroriste separatiste. Në cakun tonë nuk janë asnjëherë ushtarët amerikanë, por vetëm anëtarët e organizatës terroriste që operojnë në rajon”, nënvizoi Erdoğan.

Pamjet nga inaugurimi i helikopterit “Gökbey”:

Specifikat e helikopterit transportues “Gökbey” :

Loading...