Flori Mumajesi shpallet fitues i ‘Këngës Magjike’
Shpërndaje
Finales së spektaklit më të madh të muzikës në Shqipëri, “Këngës Magjike” i ka ardhur fundi.
Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të me këngën “Plas”.
Mbrëmja ka qenë tejet emocionuese në “Pallatin e Kongreseve”, ndërkohë që gara mes artistëve big dhe atyre të rinj ka qenë shumë e vështirë.
“Kënga Magjike” për tre ditë në transmetim live dhuroi tek publiku emocione, surpriza dhe humor.
Në vend të dytë u shpall Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratatata”.
Ndërkohë Fifi dhe Mc Kresha fitues të çmimit të tretë me këngën “Psikopatia ime”.
Loading...