Fury shfryen mllefin pas përfundimit të ndeshjes me Wilder, e quan ‘pulë’ Anthony Joshuan

Shpërndaje

Tyson Fury e ka quajtur ”pulë” Anthony Joshuan pas përballjes me Deontay Wilder, e cila përfundoi baras.

”Gypsy King” ishte më i mirë në të shumtën e këtij takimi, por pas goditjeve nga Wilder në raundin e 12-të, Fury nuk arriti të fitojë.

Fury, megjithatë, insistoi se e ka merituar fitoren, por nuk harroi pa e përmendur edhe kampionin tjetër të peshave të rënda. Ne jemi dy boksierët më të mirë të peshave të rënda në botë. Joshua, ku je ti? Ku je ti? Pulë!”, tha Fury pas meçit.

Barazimi shkaktoi debate kontraverse, derisa ish-kampioni, Lennox Lewis u shprehur i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve.

”Të gjithë mund ta shohin se kush fitoi. Fury fitoi për mua. Ai dominoi në të gjitha aspektet”.

”Deontay ishte i tmerrshëm. Ai ka një të djathtë perfekte, por nuk ia doli”, tha Lewis për BT Sport.

Loading...