Gazetarja maqedonase “thumbon” Zaevin: Mirëmëngjesi afrikanë!

Shpërndaje

Gazetarja e njohur dhe pjesëmarrëse në ish-revolucionin e larmë, Jordanka Ivanovska – Joci ka rikujtuar opinionin lidhur me premtimet dhe zotimet e kryeministrit Zoran Zaev për pastrimin sa më të shpejt të rastit të 27 prillit të përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë. Derisa sot siç tha ajo, kryeministri ka hëngër fjalët dhe amnistoi protagonistët kryesorë të këtij rasti.

Zaevi vitin e kaluar kishte shkruar: Sa më shpejt duhet të zbardhet dhe pastrohet rasti i 27 prillit, sepse Maqedonia nuk është Afrikë. Pikërisht kjo porosi e Zaevit ka bërë që gazetarja maqedonase Joci të ironizon dhe të thumbon kryeministrin me porosinë: “Mirëmëngjesi, afrikanë. P.S, deklarata është e vitit të kaluar e Zaevit”.

Loading...