Gjeneral Rrahman Rama tregon se çfarë do të jetë armatimi i Ushtrisë së Kosovës

Shpërndaje

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama, ka trguar edhe për armatimin që do të ketë Ushtria e Kosovës si dhe trajnimet që do të bëjnë ushtarët për t’u përshtatur me tranzicionin.

“Forca dhe struktura e FSK-së është e bazuar në një brigadë të këmbësorisë amerikane, me të gjitha pajisjet, trajnimet dhe edukimet”, tha Rama në Zona B të Klan Kosovës, ku ka treguar se a do të ketë mjeshtër edhe për rregullimin e makinerive të reja të dhuruara duke thënë se kanë një plan të ri.

“Unë po e zbuloj edhe një plan të ri që kemi. Ne e kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Iowa dhe vlerësohet më i miri ndër 57 shtetet që e kanë ‘State Partnership’, që kemi që tetë vjet. Ideja që jemi duke zhvilluar është se Ioëa e ka gardën e mirëmbajtjes më të avancuar. Dhe ideja ka qenë që ta ndërtojmë një qendër e mirëmbajtjes regjionale në Kosovë dhe në kontratën që kemi bërë ne do të kemi trajnime dhe edukime të mirëmbajtjes. Niveli i I, II dhe III që e kemi ne”.

“Në gjithë këtë proces duhet me qenë i ndërveprueshëm. Komunikimi është shumë me rëndësi me pajisjet. Sistemin e armatimit do ta kemi amerikan dhe mjetet e blinduara dhe ato të pa blinduara do të jenë të sistemit amerikan. Vetëm vitin e kaluar i kemi pasur 110 aktivitete me SHBA-në, qofshin këtu qofshin në Iowa”, tha ai.

“Partnerët tanë vijnë me oferta dhe ne nëse jemi përcaktuar që ta vazhdojmë trajnimet dhe edukimet dhe zhvillimet e me SHBA-të, pse do të bashkëveprojmë me shtetet tjera? Qëllimi është të mos i dublifikojmë të aktiviteteve. Është një standard që krijohet, prandaj do t’i kemi 32 aktivitete në 2019. Kemi edhe aktivitete me SHBA-në dhe me Anglinë me trajnime qoftë me trajnime dhe seminare”, tha gjenerali Rama.

Loading...