Greqi, ekzekutohet me dy plumba pas shpine, zbulohet emri i futbollistit 18 vjeçar shqiptar

Shpërndaje

Është mësuar identiteti i viktimës. I riu quhet Marios Isa, me origjinë nga Leskoviku. 18 vjeçari luante në një ekip futbolli grek. Marios është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme, i mbuluar në pellgun e gjakut të tij, ndërsa në dorë kishte një kartmonedhë 50 euroshe.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policisë pasi kanë dëgjuar të shtëbnat. I riu është qëlluar dy herë pas shpinës, duke mbetur i vdekur në një cep të rrugës, fare pranë qendrës së qytetit, aty dhe ku kishte banesën.

Policia ka nisur hetimet dhe deri më tani janë marrë në pyetje prindërit e tij. Babai i të riut është punëtor në ndërtim ndërsa e ëma punon në një piceri në qytet.

I riu jetonte prej vitesh në Kavalla dhe do të vijonte studimet e larta përveçse aktivizimit të tij në klubin e futbollit Heracles në Kavalla.

Pista e vjedhjes është ekskluduar për shkak se në trupin e viktimës është gjetur 50 euroshi. Policia mendon se mund të kemi të bëjmë me një pazar droge të shkuar keq, por deri më tani ende nuk ka një pistë zyrtare.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Greqi u vra një tjetër shqiptar në Korfuz. 63-vjeçari Petrit Zifle, u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë./sotnews

Loading...