Grubi: Do të ketë freskime në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë (Video)

Shpërndaje

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi në “Click Plus” në lidhje me ndryshimet në Qeveri tha se LSDM dhe BDI kanë pasur bisedime për këtë ndryshime në Qeveri dhe se së shpejti opinioni do të njoftohet për ndryshimet në Qeveri.

Në pyetjen se a vlerëson punën e Zëvendës-kryeministrit, Hazbi Lika, deputeti Grubi u përgjigj se Qeveria për dy vite resh ka qenë e përqendruar në zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë dhe Greqinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk do të ketë rikonstruktim, por do të ketë freskime në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë”, tha deputeti Grubi duke shtuar se BDI punon në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe se po bëhen përpjekje të mëdha për të siguruar shumicën prej dy të tretave në Kuvendin e Maqedonisë në mënyrë që marrëveshja e Prespës të kalojë.

Grubi gjithashtu theksoi se kryetari i BDI-së Ahmeti është lider i pakontestueshëm i BDI-së për shkak se në 13 ciklet zgjedhore gjatë këtyre viteve i ka fituar bindshëm./Telegrafi/

Loading...