Gruevski shëtit lirshëm nëpër rrugët e Hungarisë (Foto)

Shpërndaje

Ish-kryeministri në arrati, Nikola Gruevski, në një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetin social Facebook, mendohet të jetë kapur duke shëtitur rrugëve të Hungarisë. Autenticiteti i fotografisë nuk është konfirmuar ende.

Kujtojmë që ish-kryeministri raportohet të ketë kërkuar ndihmë nga personalitete të fuqishme politike në Bashkimin Europian për të shmangur dënimin e tij me burg, përmes një letre dërguar më 16 tetor, përpara se të arratisej përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për në Hungari, ku edhe ka aplikuar për azil politik nga ku edhe e ka fituar tashmë.

Loading...