Hahn: 2020 datë realiste për vizat, taksa duhet të hiqet (Video)

Shpërndaje

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit Johannes Hahn, ka thënë se Kosova pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka kryer punën e saj për çështjen e liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.

Por sipas Hahn, kjo çështje është tek Këshilli i Ministrave të cilët janë duke u marrë më procesin e Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Puna është kryer nga Kosova kur është marrë vendimi dhe pastaj ishte radha jonë ta implementojmë dhe kjo ka përfunduar nga Komisioni dhe më pas nga Parlamenti Evropian. Çështja gjendet tek Këshilli Evropian është që merr më shumë kohë për tërë procesin. Nëse përmendim data, viti 2020 është diçka më realiste, por ndoshta edhe më herët”, tha Hahn.

Komisioneri për Zgjerim në një konferencë për media, tha se e kupton plotësisht entuziazmin që ka Kosova në raport me vendosjen e taksës 100 për mallrat serbe dhe boshnjake. Por sipas tij, . Nëse një vend vendosë taksa është në kontradiktë me veten.

“Siç e thash e kuptoj plotësisht këtë gjendje dhe shumë njerëz në këtë vend janë entuziast lidhur me këtë masë por duhet marrë parasysh se si do të përgjigjet tregu me këto tarifa. Ne kemi synim mos të kemi taksa dhe tarifa nëpër vendet e BE-së. Nëse një vend vendosë taksa është në kontradiktë me veten. Po përpiqem të ju kuptoj se cilat janë idetë pas një masë të caktuar. Mendoj se ka disa cështje që kanë të bëjnë me treg të lirë dhe duhet të zgjidhen”, shtoi Hahn.

Loading...