Hahn: Nuk besoj se Gruevski do të ekstradohet

Shpërndaje

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn para fillimit të Këshillit të Ministrave për Punë të Jashtme të BE-së tha se nuk beson se Nikolla Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria në Maqedoni.

I pyetur nëse i mbështet amendamentet e Kuvendit Evropian në raportin për Maqedoninë ku kërkohet nga Hungaria ta kthejë Gruevskin në Maqedoni, Hahn u përgjigj: “shpresoj se kjo do të ndodh, po nuk është shumë e sigurt, sepse dy vendet nuk kanë marrëveshje, por e kuptoj pozitën e Kuvendit Evropian”.

Hahn deklaroi se me ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radhmilla Sheqerinska javën e kaluar kanë biseduar për “rrugën para”, për marrëveshjen e Prespës në javët në vijim, si dhe për reformat që duhet të zbatohen që Maqedonia të merr përgjigje pozitive nga Komisione Evropian.

Loading...