“Hakerë të Pushtetit”, mundohen të heshtin zërin e studentëve

Shpërndaje

Grupi i studentëve që merret me organizimin e protestes së paralajmeruar për ditën e martë, njoftojnë se para pak castesh jane sulmuar faqet tyre në fejsbuk, bashkë me eventin e përgatitur për këtë ngjarje, nga ”hakerë të pushtetit”.

Poashtu nga organizatorët e protestës njoftohet se ndaj studentëve ushtrohet presion i hatashëm, për të mos iu përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në Protestë, si dhe në disa raste agjitohet nga individ të caktuar, që janë të njohur për këshillin organizativ të protestës, duke përhapur dezinformata se gjoja protesta na qenka organizuar nga parti politike.

Shqetësuese për këshillin organizativ të protestave ngelet edhe lufta e egër që këta individ të veshur me pushtet janë duke ushtruar presion ndaj mediumeve të caktuara, të cilët,edhe pse në fillim mbështetën protestën duke publikuar njoftimet e tyre, por pas pak kohe janë detyruar që të heqin nga web faqet e tyre, të gjitha njoftimet që kishin të bëjnë me protestën e ditës së martë, thonë nga grupi i studentëve.

Këto jane foto të eventit tashmë të mbyllur , ndërkohë që studentët kanë hapur një event të ri, bashkë me porosinë: Pasi Hakerat e Pushtetit e mbyllen eventin tani me fuqishem!!,linkun e të cilit e gjeni duke klikuar KËTU

Loading...