Haradinaj: Agim Bahtiri simpatik por s’ka fuqi ligjore për ta bashkuar Mitrovicën

Shpërndaje

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ideja e Agim Bahtirit për ta bashkuar Mitrovicën është për tu respektuar por sipas tij ai nuk ka fuqi ligjore për ta jetësuar atë.

Ndërsa e ka quajtur Bahtirin simpatik, Haradinaj në Zona B tha se asnjëri kryetar nuk mund të marr vendime jasht komunës që ai udhheq, njofton Klan Kosova.

”Agim Bahtiri është simpatik dhe e kam shumë mik. Por tani ai nuk është vendim jetik”.

”Askush s’mund të vendos për jashta komunës së tij. Ai ka shprehur kërkesë por nuk e ka fuqinë ligjore jashta komunës së tij”.

”Kjo është shprehje e një vullneti të caktuar, por nuk merr efekt ligjor. Juniku është ndarë nga Deçani, por Juniku s’merr asnjë vendim dhe s’ka asnjë të drejtë”.

”Jemi mësuar me Agim Bahtirin, është një ide simpatike por nuk mendoj që nuk do ta prishte ai ndonjë situatë. E dijnë të gjithë se një komunë s’mund të marr vendime për një komunë tjetër”./klankosova

Loading...