Haradinaj i vendosur: Nuk hiqet tarifa ndaj Serbisë pa u njohur Pavarësia

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se taksa 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia do të hiqet nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, obligative ligjore për njohje të Kosovës nga Serbia, shkruan Kohanet.

Në konferencën për media pas takimit me Komisionerin Evropian për Dialog dhe Zgjerim, Johannes Hahn, Haradinaj ka thënë se “vendimi për taksën mund të anulohet me njohjen e Serbisë”.

“Mund të nënshkruajmë marrëveshje gjithëpërfshirëse për borxhet, të zhdukurit, të drejtat e komunitetit serb e një nga to do të jetë edhe tregtia e lirë mes dy shteteve. Ky është qëndrimi që kam paraqitur sot në takime. Qytetarët serbë s’janë të rrezikuar nga kjo taksë. Ne do të dërgojmë edhe barnat e krejt në veri, në bazë të kërkesës”, ka thënë ai.

“Hahni kërkoi zgjidhje për gjendjen e krijuar me taksën. I thash se ajo ekziston dhe është marrëveshja gjithëpërfshirëse për njohje e një nga temat do të ishte tregtia e lirë”.

Sa i përket mospërfshirjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në Këshillin e Ministrave të BE-së, Haradinaj ka thënë se Evropa po arsyetohet duke thënë se një zgjatje e tillë ka ndodhur edhe me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Loading...