Holandë, protestë e “jelekëve të verdhë”

Shpërndaje

“Jelekët e Verdhë” në Holandë, janë mbledhur në masë të madhe në qytetet si Hagë, Amsterdam dhe Rotterdam, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jelekët e verdhë” holandezë, të cilët shpalosën pankarta “Dorëheqje për Rutte”, “Rutte shko nga këtu”, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte.

“Jelekët e verdhë” të cilët në përgjithësi u mblodhën me thirrjen e grupeve të djathta ekstreme në vend, në protesta kritikuan politikat qeveritare në çështjet si Pakti i Kombeve të Bashkuara për Emigrantë, moshën për pensionim, çmimet e shtrenjta në shëndetësi dhe arsim si dhe problemin për emigrantët.

Protestuesit të cilët u mblodhën përpara Parlamentit në Hagë, kërkuan që kryeministri Rutte të vijë e t’i takojë ata personalisht.

Ndërsa në urën Erasmus në Rotterdam u mblodhën rreth 150 protestues me “jelekë të verdhë”.

Burimi Anadolu Agency

Loading...