Instagram ka një “surprizë” për përdoruesit

Shpërndaje

Përdoruesit e rrjetit social Instagram së fundmi do të njihen me një tjetër risi që vjen për ta në përdorim.

Përmes kësaj risie ju do të keni mundësi që të përzgjidhni personat që dëshironi të shikojnë një foto ose videon tuaj. Përmes opsionit “Close friends” i cili shfaqet në fund të ekranit ju mund ta përzgjidhni për të mos menduar gjatë kush do e shohë.

Kjo listë miqsh mund të krijohet në menunë kryesore të profilit personal, mund të redaktohet dhe të shtohen miq të rinj. Ky është një opsion që vlen vetëm për Story jo për fotot në profil.

Loading...