Ivanov: DSK-ja është gjenerator i të gjitha krizave

Shpërndaje

Në përpjekje për ta mohuar dëshminë e të pandehurit Aleksandar Vasilevski-Ninxha, i cili pdje për ngjarjet e 27 prill në gjykatë tha se në mesin e të tjerëve në selinë e partisë VMRO DPMNE ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, Boris Josifovski, Presidenti i Shtetit Gjorge Ivanov e konfirmoi deklaratën e Ninxhas.

Josifovski e kam thirrur që të vijë për ta thirrur kabinetin kur i pamë ngjarjet në televizion. (Në ndërkohë ku ka qenë?) Tani e pashë se ka qenë në parti “- deklaroi Gjorge Ivanov – president i Republikës së Maqedonisë.

Presidenti Ivanov hodhi poshtë spekulimet se ka pasur presione nga faktori ndërkombëtar. Për krizat politike dhe të sigurisë në dy vitet e fundit, Ivanov e ka akuzuar DSK-në.

Si president i Republikës së Maqedonisë që para dy vitesh bëra të ditur se DSK-ja është vatra kryesore e gjenerimit të të gjitha krizave politike dhe të sigurisë në Republikën e Maqedonisë. Edhe pas tre viteve nga diagnoza e Pribes, sëmundja nuk është mënjanuar“- tha Gjorge Ivanov, president i Republikës së Maqedonisë.

Presidenti Ivanov e demantoi dëshmimin e Ninxhës dhe supozimet se ka përgatitur gjendje të luftës. Gjendja e luftës shpallet kur është i sulmuar shteti ose është shpallur luftë, ndërsa më 27 prill nuk kemi asgjë nga kjo, deklaroi Ivanovi.

Për dhënien e deklaratës së rrejshme përgjigjet penalisht. E dytë, i inkurajoj të gjithë ata që më akuzojnë t’u drejtohen institucioneve kompetente: Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë për zbulim dhe Drejtorisë për kundërzbulim”- pohoi Gjorge Ivanov, president i Republikës së Maqedonisë.

Në fjalimin e tij, Ivanovi për herë të parë pas një kohe më të gjatë lejoi të parashtrohen pyetje dhe tentoi që fajin për zhvillimet ta hedhë te Qeveria aktuale. Ndryshe, edhe nga Agjencia për zbulim i hodhën poshtë pohimet e Aleksandar Vasilevski Ninxha.

Loading...