Ja çka thotë Enver Hoxhaj për Shqiponjën e ‘mbrapsht’ të tij!

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ditë më parë u bë hit në media për shkak se e bëri shqiponjën më ndryshe se të gjithë anëtarët e dy qeverive shqiptare, ka dhënë arsye pse ka vepruar kështu.

Hoxhaj u sqarua duke thënë se ishte i përqendruar në një bisede të rëndësishme me ministrin Ditmir Bushati.

‘’Isha në një bisedë të rëndësishme me Ditmir Bushatin. Përndryshe gjatë studimeve në Austri, kam ushtruar edhe artin e të bërit shqiponjën”, shprehet Hoxhaj në RTV Dukagjini

Loading...