Ja sa shumë para fituan Fury dhe Wilder pas meçit në Los Angeles

Shpërndaje

Deontay Wilder dhe Tyson Fury e braktisen ringun në Staples Centre të shtunën mbrëma, të dielën në mëngjes sipas kohës lokale në Kosovë, si boksierë të pamposhtur pasi meçi u mbyll me barazim, por pavarësisht rezultatit, të dy boksierët u pasuruan edhe më shumë.
Për herë të dytë në karrierën e tij, Fury luftoi për titullin kampion bote pas gati tri viteve nga dita kur ai u bë i famshëm duke e mposhtur Wladimir Klitschkon për titujt e botës WBA, IBF dhe WBO, transmeton Gazeta Express.

30-vjeçari nuk ka qenë në ring që nga ajo natë e famshme në Dusseldorg, pasi vullnetarisht hoqi dorë nga titujt të cilët s’iu morën dhe e luftoi varësinë ndaj drogës dhe kundër problemeve mentale, si dhe e vuajti një suspendim dyvjeçar për doping.

Në mungesë të tij, Wilder doli në skenë si njëri prej boksierëve kryesorë të kategorisë së rëndë në këtë divizion, duke e marrë titullin WBC në janar të vitit 2015 dhe duke e mbrojtur atë me sukses plot shtatë herë.

Ndërsa me barazimin ndaj Furyt, amerikani Wilder e mbrojti këtë titull për herë të tetë.

Pavarësisht rezultatit, meçi i sotëm i bëri dy boksierët edhe më të pasur.

Mësohet se amerikani Wilder i ka fituar 14 milionë dollarë nga meçi kundër Fury, ndërsa vetë britaniku rreth 10 milionë dollarë për një natë punë në Los Angeles.

Loading...