Jurgen Uldedaj shprehet për titullin e fituar WBO dhe për lotët pas meçit

Shpërndaje

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka thënë se tre muaj derdhje djerse dhe gjaku me stërvitje intensive i janë shpërblyer në triumfin e tij mbresëlënës ndaj Nikolas Leandro Arganarazit në meçin për kampione bote për të rinj në divizionin WBO, të shtunën në Tiranë.

Në një meç me kohëzgjatje prej 10 rundeve, Uldedaj ishte më i mirë se argjentinasi në të gjitha rundet, duke e regjistruar fitoren e 10 në karrierë, raporton Gazeta Express.

21-vjeçari është kampion bote për të rinj në WHO si boksier i pamposhtur.

Ai ka thënë se është krenar që arriti ta shpërblejë punën e zellshme me fitore ndaj argjentinasit.

“Jam krenar që ua shpërbleva të gjithëve përkrahjen. Tre muaj derdhje djerse gjaku për mua port ë cilat u shpërblyen. Kemi pasur taktike special me trajnerin dhe kemi punuar zellshëm”, tha ai.

Ai fitoren ia dedikoi babait dhe të gjithë familjes së vet.

“Babait tim dajës tim dhe gjithë familjes sime ia dedikoi fitoren. Lotët ishin për ato tre muaj djerse e mundi që u shpërblyen në fund”, shtoi ai.

Uldedaj e vlerësoi si të pandershëm kundërshtarin e tij argjentinas.

“Siç thashë përgatitjet kanë qenë intensive prandaj [nuk kisha frike nga e majta e tij].Faktikisht, kundërshtari nuk ka boksuar pastër me goditje pas koke dhe pas shpine dhe nuk ia doli”.

I pyetur se cili është mesazhi për të rinjtë shqiptarë, Uldedaj tha: “Vazhdoni ëndrrën tuaj sepse një dite ëndrrat bëhen realitet siç m’u ka bërë mua.” /Gazeta Express/

Loading...