Kammenos: E di se kush e mendoi “Maqedoninë Veriore”

Shpërndaje

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos përsëriti kundërshtimin tij ndaj marrëveshjes së Prespës duke i bërë thirrje Presidentit Prokopis Pavlopulos të thërrasë këshillin e liderëve politikë dhe të shfuqizojë marrëveshjen nëse ajo “nuk e mbron Greqinë nga irredentizmi i fqinjit të saj verior”.

Kammenos gjithashtu tha se partia e tij, Grekët e Pavarur Demokratikë do të largohen nga koalicioni me “Syriza” dhe se ministrat e tij do të jepnin dorëheqjen, por shtoi se nëse Demokracia e Re kërkon votëbesimin e qeverisë, ai nuk do të votojë për të.

“Marrëveshja për emrin e ndau vendin dhe kishte një ndikim negativ”, këmbënguli Kammenos.

Kammenos sulmoi gjithashtu ish-ministren e Jashtme dhe deputeten e Demokracinë e Re, Dora Bakoyannis, motrën e liderit të opozitës Kiryakos Mitsotakis, duke thënë se emri “Maqedonia Veriore” ishte “produkti i saj”. Ai gjithashtu kritikon ish ministrin e jashtëm Nikos Kotzias, i cili nënshkroi marrëveshjen e Prespës gjatë kësaj vere.

“Ky njeri, për të cilin nuk e dimë ku i merr parat. Unë i them atij drejtpërsëdrejti dhe qartë, ne jemi në politikë për t’i ndjekur ato siç janë si Kotzias, të pa zgjedhur nga populli grek”, tha Kammenos.

Loading...