“Kemi vullnet të përbashkët për pastrimin e organizatave terroriste nga Siria”

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pas takimit të delegacioneve turke dhe ruse në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, tha se “Kemi vullnet të përbashkët për pastrimin e të gjitha organizatave terroriste nga territori sirian”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, në deklaratën e tij pas takimit të delegacioneve të Turqisë dhe Rusisë i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt me Rusinë dhe Iranin për Sirinë dhe çështjet rajonale.

“Kemi vullnet të përbashkët për pastrimin e të gjitha organizatave terroriste nga territori sirian”, u shpreh ai.

“Ne si garantues të Astana-s mbrojmë integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë dhe jemi kundër të gjitha përpjekjeve që do të cenojnë këto”, tha mes tjerash Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shefi i inteligjencës turke MIT, Hakan Fidan, dhe zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın, u takuan me homologët e tyre rusë në Moskë.

Në takim nga pala ruse përveç ministrit të Jashtëm, Sergey Lavrov dhe të Mbrojtjes, Sergey Shoygu, morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov si dhe përfaqësuesi special i presidentit rus, Vladimir Putin, për Sirinë, Alexander Lavrentyev.

Çavuşoğlu, në deklaratën e tij para mbledhjes kishte theksuar se, mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit është duke u zhvilluar një bashkëpunim i afërt në lidhje me Sirinë në formatin e Astana-s. “Në këtë mënyrë, ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në shumë fusha duke përfshirë procesin politik”, ishte shprehur ai.

VIDEO NGA TAKIMI

Loading...