Kërkesa e ASH për Kushtetutën e Maqedonisë: Të përfshihet edhe Kosova

Shpërndaje

Deri te Kuvendi i Maqedonisë kanë arritur shtatë amendamente të propozim-amendamenteve të Kushtetutës. Dy janë nga Aleanca për Shqiptarët, një nga Lëvizja Besa, një nga deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe tre nga grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit. Amendamente nuk kanë propozuar grupet kuvendare të OBRM-PDUKM-së, BDI-së dhe LSDM-së.

Ziadin Sela dhe Syrija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët kanë një propozojnë që neni 2 paragrafi i dytë , fjalët “maqedonase/qytetarë” të ndryshohen me fjalën “qytetarë”, ndërsa në arsyetim thuhet se kërkohet të mundësohet barazia në deklarimin e shtetësisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Deputetët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli gjithashtu kërkojnë ndërhyrje në të njëjtin nen të ligjit kushtetues por edhe ata propozojnë që ky ligj të jetë “Nga dita e hyrjes në fuqi të amendamentit XXXIII, qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore kanë shtetësi të Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Amendament për të njëjti nenit 2 të ligjit kushtetues ka dorëzuar edhe Muhamed Zekiri nga LSDM. Këtë herë kërkesa e tij është precizimi i nenit ku në fund të fjalisë shtohen fjalët “që nuk e cakton apo paragjykon përkatësinë e qytetarëve”.

Amendament të përafërt ka dorëzuar edhe grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së dhe propozojnë që në nenin 2 pas fjlaës “Maqedonia” të shtohen fjalët “që nuk përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve”. Ata këtë amendament e propozojnë për të ketë dallime midis shtetësisë dhe përkatësisë etnike për të gjithë qytetarë Maqedonisë, dhe se nuk do të jenë maqedonas veriorë por maqedonas, ashtu siç pjesëtarët tjerë do të jenë shqiptarë, serbe, vlleh, romë, boshnjak.

Amendamenti i dytë i Selës dhe Rashidit nga ASh-ja kërkohen që të shtohen “Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”. Në arsyetimin ata mes tjerash thonë se diçka e tillë është e pashmangshme për shkak se Republika e Maqedonisë e ka pranuar Republikën e Kosovës.

Loading...