Kroaci, kryeministri shqiptarë Rama takon presidenten Kitaroviç

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit sot në takim nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.Së bashku me delegacionin që e shoqëron në Kroaci, kryeministri shqiptarë pati bisedime me palën kroate.

Rama ndodhet në Kroaci në kuadër të Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Evropës Qendrore, që zhvilloi punimet në datat 3-4 dhjetor në Zagreb të Kroacisë.

Një ditë më herët, Rama u prit nga homologu i tij kroat Andrej Plenkovic, me një ceremoni zyrtare. Pas takimit, palët nënshkruan edhe një marrëveshje të përbashkët për Partneritetin Strategjik.

Loading...