Labinot Tahiri: I privilegjuar që isha pjesë e votimit të kësaj dite historike

Shpërndaje

Deputeti/këngëtari Labinot Tahiri, ka uruar qytetarët për Ushtrinë e Kosovës.

Ai tha se po ndjehet shumë i mirë dhe i privilegjuar që iu dhurua mundësia të jetë pjesë e votimit të kësaj dite historike.

Shkrimi i plotë:

“Shok e shoqe, vllezër e motra!
Urime Ushtria e Kosovës.. Po ndjehem mirë dhe shumë i priveligjuar që më dhuruat mundesinë të jam pjes e votimit të kësaj dite Historike si Deputet. Ju jam mirënjohës. Zoti na bekoftë të gjithëve.
Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Loading...