LDK e VV injorojnë sërish takimin e ekipit koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi

Shpërndaje

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje edhe sot kanë injoruar takimin e radhës së ekipit koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Blic.Këto dy parti gjatë ditës së djeshme kishin marrë edhe ftesën nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli por ato nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së tij.Ky takim, ka filluar para pak çastesh.

Aty po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Kadri Veseli, Ekipi Negociator, ambasadorët e shteteve të QUNT-it dhe përfaqësuesit e zyrës së BE-së, ishin të ftuar edhe përfaqësues të grupeve parlamentare të LDK-së dhe VV-së.

Loading...