Letër të hapur për Zoran Zaevin nga Amerika. “Jemi krenarë që e tregove fytyrën e vërtetë ndaj shqiptarëve “

Shpërndaje

I nderuar kryeminister Zaev,

Me indinjate te thelle po ju shkruaj per prononcimin tuaj per Ushtrine e Kosoves qe ishte nje akt urrejtës i juaji ndaj Kosoves, Shqiperise, ndaj votuesve tuaj shqiptare qe te sollen ne pushtet, dhe ndaj shqiptareve ne pergjithesi ne MV. Si t’a bene fytyra, qe te mohosh Ushtrine e Kosoves, qe populli i saj per nje shekull u debua, u masakrua e u dhunua disa here bile edhe ne shtetin ku ju qeverisni. A s’paska te drejte ky popull liridashes te kete ushtrine dhe te mbrohet qe mos i perseritet historia. Kosova eshte pranuar nga shteti yne si shtet sovran, megjithate ju vazhdoni te flirtoni dhe te mbani alenca te meshefta me serbet duke u treguar se qenkeni me i zi se Gruevski. Ushtria e Kosoves vazhdon te trainohet nga forcat e NATO-s e posacerisht nga US Army dhe British Army qe nga viti 1999 kur dhe u çarmatos UÇK, ne fillim si TMK dhe me vone si FSK, qe 19 vite!

Si nuk ju vie turp te kerkoni anetarsim ne BE dhe NATO per vendin tone, gjeresa per fqiun e pare qe vuajti aq shume, kerkoni qe te mbetet jashte, ne meshiren ruse. Si keni sy e faqe te lypni qe neser Shqiperia te votoj pro-Maqedonise ne NATO derisa mohoni te drejten e kojshise per ushtri e NATO. Ju e tradhetuat edhe Ameriken kur kerkoni standarde te dyfishta, te tjera per veten dhe te kunderta per kojshine e pare. S’u vie turp kur shqiptaret ne Maqedoni pa kusht votuan referendumin dhe Marreveshtjen e Prespes qe s’eshte ne favor te tyre por tuajen dhe pales greke.

Ti mund t’i mashtrosh do shqiptare te shitur qe jane me ty apo ne koalicion me ty, qe te heshtin, ne kembim te mos ndeshkimit te tyre per shume vepra penale. Ti, mund te falesh kriminelet qe demoluan Parlamentin dhe tentuan te vrasin deputetin shqiptar ne kembim te votes per te mbetur ne pushtet dhe per te realizuar projektet tua autokratike, dhe ne anen tjeter nuk amneston shqiptaret qe u denuan per vepra qe kurr s’i paten kryer. Ti paradoksalisht deshiron t’i amnestsosh mu ata deputete, per voten e tyre prej krimineli vetem per agjenden e politikave tua jo parimore dhe jokonvencionale. Mos harro, me vota te kriminelit vetemse krijon nje qeveri dhe nje shtet te inkriminuar.

I nderuar kryeminister, si qytetar i ketij shteti dhe si shqiptar etnik gjithmone kam qene i diskriminuar, si femije, pa te drejte ne shkollim amëtar, si i rritur pa te drejte pune, si prind, pa te drejte pune tani edhe per dy djemte dhe te shoqen me diploma superior dhe tituj akademik por qe ne mandatin tuaj si kryeminister u detyruam te emigrojme serisht si shumica e bashkekombasve te mi, dhe keshtu vazhdoni te realizoni projektin e vjeter e te ri “Makedonia bez siptari”!.

Ty, z. Kryeminister a s’te vret ndergjegja kur t’i shikosh ne sy dy homologet tuaj shqiptar, dy shtete paqesore, qe Maqedonise ia kane njohur identitetin, gjuhen, historine per ndryshim nga fqinjet tjere qe jua mohojne. Por, e dij se ke guxim te shikosh ne fytyre bashkekombasit e mi te pafytyre, ata qe deri dje ishin vazal te Gruevskit, e sot sherbetor te tu, qe kerkesat legjitime per me shume liri kombetare i quajne folklor.

Ne fund, dua t’jua perkujtoj se vendi im Maqedonia, sa mbaj mend une, ka qene njerke per mua. Kjo toke e diellit, nuk mund te shendrrohet ne hije per shqiptaret etnik dhe sherr per dy shtete shqiptare qe te rrethojne, te ruajne dhe te perkrahin ne cdo aspekt te rrugtimit tuaj te brishte. Ti me aktin tend te fundit i lendove fort ndjenjat e shqiptareve, posacerisht te atyre qe jetojne ne MV dhe diaspore. Ne jemi paqesor, behu i tille edhe ti, nderro kushtetuten qe shqiptaret te jene te barabarte me njerezit e tu, mjafte më me perqindje, rubrika e thirrje anti-shqiptare. E sa per mohimin tuaj; Ushtria e Kosoves po lind me shkelqim per te ruajtur paqen ne vend, rajon e bote, dhe per te, ne shqiptaret e MV, jemi shume te lumtur dhe shume krenar, derisa ti, z.Kryeminister, e tregove fytyren e vertete, aferim!

Me indinjate,
Ramazan Bekteshi
Alexandria, Virginia

Loading...