Lëvizja anti-bixhoz fton qytetarët e Tetovës në protestë

Shpërndaje

Lëvizja Anti-Bixhoz paralajmëron se më 21 dhjetor do të organizojnë protestë në sheshin “Iliria” në Tetovë dhe i ftojnë qytetarët të dalin sa më masivisht për të përkrahur idenë që kazinotë të largohen 3 km larg vendbanimeve.

Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti-Bixhoz kërkoi nga anëtarët e komisionit për Financim dhe Buxhet të tregohen të kujdesshëm gjatë votimit të ligjit për kazinotë sepse siç theksoi, i njëjti është në dëm të interesave të qytetarëve.

“I bëjmë thirrje pushtetit, faktikisht politikës e në veçanti deputetëve të cilët janë anëtarë në komisionin për Financim dhe Buxhet të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në votimin e ligjit, dhe në të njëjtën kohë ne kërkojmë debat publik dhe jua bëjmë me dije se nuk do të pranojmë asnjë ligj i cili është në kundërshtim me kërkesat e Lëvizjes Anti Bixhoz, ligj që do të jetë në dëm të interesave të popullatës”, tha ai.

Sipas të dhënave të deklaruara nga Lëvizja Anti-Bixhoz, në Tetovë ka mbi 30 kazino dhe mbi 140 bastore sportive që funksionojnë në kundërshtim me ligjin për bastore dhe lojërat e fatit./Shenja/

Loading...