LIVE/ Rama komunikim me studentët: Nuk i rriti qeveria tarifat, i rriti autonomia
Kryeministri Edi Rama ka nisur komunikimin live përmes facebook, me studentet pas protestës së tyre.
Kryeministri u kërkoi studentëve dialog, duke nënvizur se qeveria nuk kërkon negociata
Kryeministri deklaroi se nuk i rriti qeveria tarifat, por autonomia e universiteteve.
“Për herë të parë, jo qeveria, por protestuesit thonë nuk duam të flasim. Dialogu është rruga. Nuk kam kerkuar negociata, qeveria kërkon dialog. Ne nuk kemi asnjë konflikt sepse çka studentet kerkojnë, ne na gjejnë dakord”, deklaroi Rama
Nuk kam dëgjaur protestues që nuk duan të flasin, tha Rama, ndërsa kujtoi se dikur protestuesit vriteshin në protesta, duke iu referuar rastit të 21 janarit
“Jemi vrarë në protesta sepse qeveria dhe kryeministrat nuk na dëgjonin. Nuk kam dëgjaur protestues që nuk duan të flasin. Jam i gatshëm të dëgjoj këdo që dëshiron të dëgjohet. Jam angazhuar me mish dhe me shpirt për bashkëqeverisjë.”, tha kryeministri
Kreu i qeverisë tha se refuzimi për dialog ngjan me qëndrimin e Bashës
“Refuzimi i dialogut si opozita e sotme. Kur Basha u fut në çadër refuzoi të më dëgjonte. Basha refuzonte dialogun dhe vendoste ultimatute, dhe si përfundoi
Disa kanë vënë edhe maska. Nuk e di së për çfarë. Nëse protesta nuk është politike”, tha Rama