LIVE/ Rama tek UBT, studentja: Nuk e dinim që do vije, unë po largohem

Shpërndaje

Edhe pse studentët po vijojnë protestën në ditën e 14-të, kreu i qeverisë Edi Rama sot ndodhet tek Universiteti Bujqësor, ku sipas tij po dialogon për 8 pikat.

”Universiteti Bujqësor-Dialogu për 8 pikat e protestës studentore dhe Paktin për Universitetin mes qeverisë e studentëve”,-shkruan Rama në facebook.

Një nga studentët i është drejtuar kreut të qeverisë me fjalët se studentët nuk e dinin që sot do tu zhvillonte ky takim. “Rektori na gënjeu. Nuk e dinim që ju do vinit këtu. Unë po largohem”.

Loading...