Mbledhje urgjente e BDI-së në Reçicë në ora dy pas mesnate, ja shkaku!

Shpërndaje

Mbrëmë në ora 2 pas mesnate është mbajtur një mbledhje urgjente në selinë në Reçicë, njoftojnë burime të Gazetës Lajm. Sipas tyre, shkak për këtë mbledhje urgjente është skandali i zbuluar me ndërtimin e Pallatit të Kulturës, ku dyshohet se janë vjedhur disa milionë euro.

Në mbledhje nuk janë ftuar të gjithë anëtarët e kryesisë, por vetëm njerëzit më të besuar të kryetarit dhe dorës së tij të djathtë, që është i dyshuari kryesor në rastin me malverzimet disamilionëshe te Pallati i Kulturës. Dora e djathtë e kryetarit është kërcënuar se nëse përfundon në burg, do të tregojë edhe emrat e funksionarëve tjerë që janë të involvuar, duke mos përjashtuar as emrin e vetë kryetarit.
Në këto malverzime është e involvuar edhe nënnkryetarja.

Gjatë mbajtjes së mbledhjes, në Reçicë është vërejtur prezencë e shtuar e forcave policore, thonë burimet të Gazetës Lajm.

Loading...