Mblidhen përfaqësuesit e ekipit negociator për dialogun, mungon Limaj, LDK dhe VV

Shpërndaje

Ka nisur takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për t’u koordinuar për dialogun Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa, nga ekipi negociator janë Shpend Ahmeti, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Dardan Gashi.

Mirëpo në këtë takim kanë munguar përfaqësuesit e dy partive opozitare, LDK dhe VV si dhe Fatmir Limaj, bashkëdrejtuesi i ekipit negociator, ndonëse ftesa është dërguar edhe për ta.

Loading...