Mediat serbe: Ngarkesë me armë drejt Durrësit nga SHBA. Destinacioni: Kosova

Shpërndaje

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan sot se në portin e Durrësit në Shqipëri pritet të ankorohet një anije e mbushur me armët më të fundit që janë destinuar për ushtrinë e Kosovës. Lajmin në fjalë e referon edhe agjencia “B92”, që shkruan se gazeta citon burime nga shërbimet sekrete serbe sipas të cilave armët moderne janë dërgesë e shërbimit amerikan, CIA. Madje po sipas këtyre burimeve, shërbimi sekret kosovar ka shpërndarë disa armë në pjesën jugore të Mitrovicës ku synohet vendosja e kontrollit të plotë.

Kjo lojë e rrezikshme që pas perdeve udhëhiqet nga Amerika, përputhet me planet e autoriteteve të Prishtinës që synojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor, shkruan gazeta NV.

Sipas gazetës edhe ideja e tarifave 100% ka ardhur nga SHBA dhe asaj së fundmi iu bashkëngjit edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, që po bredh lart e poshtë duke e mbrojtur atë, ndërkohë që fillimisht qeveria e tij e kundërshtoi. Gazeta shkon edhe më larg kur pretendon se vendosja e tarifave synonte provokimin e një konflikti të kufizuar në veri të Kosovës, ndërkohë që aktualisht po mendohet bllokimi i pikave kufitare të Jarinjës dhe të Bërnjakut.

Po sipas këtij artikulli, në koordinim me KFOR-in, është përpiluar plani i reagimit në rast se Serbia bllokon furnizimin me ujë të Gazivodës, që konsiston në marrjen në kontroll të këtij liqeni strategjik. Me këtë rast, Prishtina do të vendoste kontrollin e plotë në territor.

Agjencia nuk shpjegon se ku qëndron atëherë thelbi i përpjekjeve të Hashim Thaçit për të dialoguer me Serbinë për shkëmbimin e territoreve. Nuk përjashtohet që këto skenarë të jenë përhapur nga qarku i presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili me vendosjen e tarifave mori goditje të rëndë në politikën e vet. Deri më tani Thaçi nuk ka folur shumë për çështjen e tarifave, ndërkohë që lajmin për ushtrinë e kosovës e promovoi, Kadri Veseli, që është në fakt personi që u akuzua nga Vuçiç për provokimin e trazirave gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë pak javë më parë.

Po kështu Serbia i ka dhënë një përgjigje sot edhe kryeminsitrit Edi Rama për qënrimet e tij nga Kroacia. Kryeministrja Ana Brnabiç ka folur për gënjeshtra të Ramës, ndërkohë që ka shtruar një pyetje: Tarifat u vendonës për shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s, apo për shkak të rrëzimit të kandidaturës së Kosovës në INTERPOL?

Mendoja se Edi Rama është i përgjegjshëm por fatkeqësisht e kam patur gabim. Ishte e pabesueshme që Edi Rama shkoi një hap më larg kur tha se Prishtina u ankua për shkeljet e Serbisë, por nuk mori asnjë reagim nga pala tjetër

tha ajo. Mesa duket zonja Brnabiç po njeh gënjeshtarin e Ballkanit. Është vonë, fatkeqësisht.

Loading...