Mickoski: Dorëheqje nga Dimitrov dhe Spasovski

Shpërndaje

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në protestën e sotme në Koçan ka adresuar gjashtë kërkesa deri te pushteti. Në mesin e tyre Mickoski kërkoi dorëheqje të ministrave Dimitrov dhe Spasovski dhe respektim të vullnetit të qytetarëve të shprehur në referendum.

E para, dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme nga ministri i cili kombin e tij e quajti komb të kompleksuar. Dorëheqje urgjente dhe të parevokueshme të ministrit për terror dhe përndjekje, Oliver Spasovskit. E treta, të ndalojë iniciativa e Qeverisë për rritjen e tatimeve në Republikën e Maqedonisë dhe të përfundojë varfërimi i biznesit dhe i qytetarëve. Të vazhdojë projekti për gazifikim nga niveli qendror deri te komunat për ajër të pastër për të gjithë qytetarët. Respektim të vullnetit të qartë të qytetarëve në referendum. Këto janë gjashtë kërkesat e para”- tha Hristijan Micskoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./alsat/

Loading...