Ministri Ademi i thërret në debat televiziv studentët, ata i thonë ‘BUJRUM’ në protestë

Shpërndaje

Në kuadër të emisionit Klan Debat në Televizionin Klan Maqedoni do të trajtohet Protestat e Studentëve në Tetovë, ku panelistë do të jetë Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë Arbër Ademi, përballë përfaqësuesve të organizimit të protestave Lëvizja Studentore në Maqedoni, raporton fjala.mk

Megjithatë nga përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore në deklaratën e tyre dërguar mediave deklaruan:
“Ne nuk do debatojm me Ministrin e Arsimit në një studio Televizive ku nuk ka hapësirë dhe kohë për të gjithë studentët që të shprehin kërkesat tona.
Prandaj e ftojm Mimistrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi që debatin ta zhvillojm bashkërishtë dhe me studentët tjerë sot në Protestën e thirrur në ora 13:00 në sheshin “Iliria” në Tetovë”./fjala.mk/

Loading...