Ministri i Veselit akuzohet për vjedhje, ky nervozohet me “dërzhavën” dhe i thotë dy llafe

Shpërndaje

Kryetari i RDK-së me vulë, Vesel Memedi është nervozuar ashpër me qeverinë ku bën pjesë edhe vet në koalicion me Zaevin, pasi Policia Financiare, ka ngritur padi penale për ministrin Suhejl Fazliu nga radhët e partisë së tij.

Ai në një shkrim në Facebook thotë se korrupcioni nuk kërkohet atje ku ka dritë, por atje ku është errësirë!, raporton TS.

“Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se institucionet e shtetit, konkretisht Policia Financiare e vendit, ka gabuar rëndë kur ka menduar se shënimi i Ditës ndërkombëtare kundër korrupcionit, mund të bëhet edhe duke e gabuar adresën totalisht. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se pavarsisht a është e qëllimshme apo jo e qëllimshme gabimi i adresës, rasti duhet të pastrohet deri në fund nga organet e shtetit, me qëllim që asnjëherë mos të përsëritet në të ardhmen që postieri i Policisë Financiare të mund të gaboj adresën.

RDK vlerëson se akuza e Policisë Financiare drejtuar Ministrit të pushtetit lokal Sufejl Fazliu është sa qesharake aq edhe tragjike. Të akuzosh ministrin e RDK-së Suhejl Fazliu për keqpërdorime financiare nga ana e një drejtorie serioze siqë duhej të ishte Policia Financiare është metëvërtetë për të ardhur keq dhe në të njëjtën kohë qesharake. Akuza e bërë publike na përkujton humorin e artistit të madh të ndjerë Lecit, kur kërkon unazën e humbur në vend të gabuar sepse në atë vend ka dritë, ndërsa atje ku e ka humbur unazën është erësirë. Edhe kjo akuzë është identike më këtë humor të Lecit, atje ku gjendet korrupcioni i vërtetë, rrallë kujt ia mban të kërkojë dhe hulumtojë, prandaj kërkojmë direkt nga drejtori i Policisë Financiare që mos e kërkojë korrupcionin atje ku ia ndezin dritën, por të kërkojë atje ku vërtetë ekziston krimi dhe korrupcioni.

RDK vlerëson se ka kaluar koha kur shërbimi i merrte në qafë njerëzit e ndershëm dhe të sinqertë duke i akuzuar pa asnjë bazë, me të vetmin qëllim eliminim të këtyre njerëzve. Njerëzit që e kanë luftuar, dhe që e luftojnë korrupcionin në rrënjë, dhe që kanë paguar çmim të rëndë për këtë luftë, si ministri Fazliu, nuk do të tolerojnë që edhe më tutje të përfitohet në kurriz të tyre. Ka ardhur koha që postieri të dërgoj letrën në adresën e duhur!” ka shkruar Memedi.

Loading...