Ministri që ska ‘takat’ t’i ndërrojë dy emrat e shkollave fillore në Çair, kërkon debat me studentët!

Shpërndaje

Në kuadër të emisionit Klan Debat në Televizionin Klan Maqedoni do të trajtohet Protestat e Studentëve në Tetovë, ku panelistë do të jetë Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë Arbër Ademi, përballë përfaqësuesve të organizimit të protestave Lëvizja Studentore në Maqedoni, raporton fjala.mk

Megjithatë nga përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore në deklaratën e tyre dërguar mediave deklaruan:
“Ne nuk do debatojm me Ministrin e Arsimit në një studio Televizive ku nuk ka hapësirë dhe kohë për të gjithë studentët që të shprehin kërkesat tona.
Prandaj e ftojm Mimistrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi që debatin ta zhvillojm bashkërishtë dhe me studentët tjerë sot në Protestën e thirrur në ora 13:00 në sheshin “Iliria” në Tetovë”.

Çfarë debati do të realizojë ministri i Arsimit, Arber Ademi kur i njejti me vite të tëra nuk ka asnjë fuqi ekzekutuese në ministrinë e tij që të marrë giximin dhe të ndërrojë emrat e shkollave në rajonet shqiptare, ku mbi 90% e shkollave fillore dhe të mesme ende mbajnë emra sllav.

Ia rikujtojmë ministrit Ademi sëpari le t’i ndërrojë emrat e dy shkollave fillore në Çair pastaj le të thirrë studentët për në debat televiziv.

Ja lajmi : Ademi ende ska ‘takat’ t’i ndërrojë 2 emrat e shkollave fillore në Çair

Loading...