Ministria e Arsimit të Maqedonisë pa plan për kërkesat e studentëve (Video)

Shpërndaje

Ministra e Arsimit nuk ka çfarë të ndërmerr ndaj kërkesave të studentëve që po protestojnë në Tetovë, pasi që të njëjtat parashihen në ligjin e Arsimit të lartë. Kështu së paku thotë i pari i Arsimit Arbër Ademi. Megjithatë i cilësoi si legjitime kërkesat e studentëve duke kërkuar nga ata të denoncojnë të gjitha rastet ku dyshojnë se ka keqpërdorime.

Të gjitha rastet për të cilat pretendohet se ka shkelje ligjore, për gjithë ata raste ku pretendohet se nuk ka zbatim të ligjit, edhe publikisht kam kërkuar që të njëjtat të denoncohen dhe institucionet e sistemit përfshirë këtu edhe institucionet e arsimit të lartë të ndërmarrin masa konkrete. Sigurisht se edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës por edhe institucionet tjera duhet të kultivojnë një kulturë të komunikimit dhe të debatit, me qëllim që të gjendet zgjidhje për çfarë do lloj shqetësimi të ngritur”- tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Profesori Tahir Zajasi thotë se është politika ajo që shkatërroi arsimin në vend. Sipas tij, autonomia e tepërt e Universiteteve dhe moskujdesi institucional ndaj veprimeve të të njëjtëve, ka sjell deri te akumulimi i revoltës së tillë.

Gjendja e arsimit është në kolaps, kolaps të plotë megjithatë nuk ka lëvizje. Sepse politikëbërësit e kanë gjetur leverdinë në këtë gjendje të tranzicionit që ekziston dhe pretendojnë që kjo të jetë sa më shumë në vazhdimësi. Veprohet në dy anë, shteti me abuzime nga njëri krah, krahun tjetër ia ka lënë ja të themi konkretisht universiteteve dhe secili në mënyrën e vetë, me metoda të veta bën punën e vet për interesat personale duke i anashkaluar totalisht, pa ndjenjë përgjegjësie gjeneratën e ardhmërisë së tyre. Ai është abuzim i prindërve të studentëve dhe vetë studentëve”- theksoi Tahir Zajasi, profesor.

Ndër kërkesat kryesore të studentëve, janë ulja e tarifave, heqja e profesorëve që kushtëzojnë marrjen e notës me para, ndalim i punësimit të profesorëve në baza familjare etje./Alsat-M/

Loading...