“Mos guxoni t’i afroheni nesër protestës”, studentët paralajmërojnë Bashën dhe Kryemadhin (Foto)

Shpërndaje

Studentët nuk do të ndalen, edhe nesër ata do të mblidhen për të protestuar sërish. Me anë të njoftimeve në rrjetet sociale, ata bëjnë të ditur se edhe nesër do të jenë para Kryeministrisë.

Për rreth 2 javë studentët janë në protestë dhe kanë bojkotuar mësimin. Nesër në ditën e 14 të protestës studentët paralajmërojnë Bashën dhe Kryemadhin, ku shkruajnë:

“Mos guxoni të afroheni nesër në protestë”, ku tregojnë edhe një herë që protesta e tyre nuk është politike.

Edhe nesër të gjitha universitetet do të bojkotojnë mësimin dhe studentët do të mblidhen të protestojnë para Kryeministrisë.

Loading...