Motra i fal vëllait borxhin 24 milionë lekë, ja reagimi i tij kur e mëson

Shpërndaje

Ajo kishte ardhur nga Italia për “çliruar” vëllanë e saj nga një peng. Përmes rubrikës “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela shqiptare”, Miranda surprizoi vëllanë e saj Dhimitrin. Disa vite më parë ai kishte marrë kredi në bankë për të ngritur disa sera, por puna nuk kishte ecur ashtu siç ishte parashikuar dhe përmbarimi kishte shkuar t’i sekuestrojë shtëpinë.

Ishte pikërisht motra e tij Miranda ajo që i kishte paguar të gjithë borxhin dhe vëllai i saj kishte lënë peng shtëpinë në emër të saj. Fakti që kishin kaluar 4 vite dhe Dhimitri nuk i kishte kthyer paratë e bënte atë borxhli ndaj motrës së tij. Por sot në prag të Vitit të Ri ajo bëri gjestin human dhe i fali vëllait të saj 24 milionë Lekë që kishte paguar për të.

“Kam ikur pa lejen e fëmijëve dhe ata nuk e dinë se ku jam. Vajza e vogël para 4 ditësh më priste në Londër, mendoj që vajza më ndjek dhe i uroj nipit të bëhet 100 vjeç. Prindërit e mi sot nuk jetojnë më, por unë jam e kënaqur që ata kanë nxjerrë në dritë 14 fëmijë. Ndonjëri thotë janë shumë… Nëna ime ka lindur 12 fëmijë dhe dy vajza ia ka gjetur babait tim, por unë i kam motra ato dhe nuk i ndajmë asnjëherë. Jemi rritur me fukarallëk të madh, nëna ka bërë shumë sakrifica, na ka rritur me gjakun e trupit. Unë jam fëmija i 10-të. Jam martuar shumë e vogël, kam lindur dy fëmijë dhe jam ndarë nga burri në moshë të re. Fëmijët i kam rritur vetë. Kam qenë pa mbështetje sepse në atë kohë ishte turp të ndaheshe nga burri. Vëllai i madh Ilia më ka ndihmuar shumë më ka mbajtur si vajzën e tij. Gjatë periudhës së rrëmujave kam ikur në Itali me skaf bashkë me vajzat. Kisha frikë të rrija në Elbasan sepse isha në një lagje ku kishte shumë banda. Fillimisht kam shkuar në Genova. Në Itali jeta ime ka shkuar shumë mirë. Për dy vite nuk kam patur marrëdhënie me familjen në Shqipëri sepse mendonin shumë keq. Pasi ka ardhur vëllai im i madh Ilia në Itali dhe ka parë ku jetoja, atëherë u hapën dyert e mia me familjen në Shqipëri. Me mamanë flisja fshehurazi, ajo më lutej të kthehesha. Disa vite më vonë jam martuar me një italian dhe jeta vazhdoi. Kam një vëlla që e kam pikë të dobët sepse ka qenë me një rrogë, Dhimitër quhet. E kam ndihmuar djalin e tij me punë. Arriti të ndërtojë një shtëpi. Pas disa kohësh nipi u kthye në Shqipëri. Vëllai donte të ndërtonte disa sera dhe mua nuk më tha gjë sepse i vinte zor të më kërkonte. Këto sera nuk i ecën dhe ndodhet debitor me 24 milionë Lekë dhe banka do ti sekuestronte vilën. Fola me vëllanë dhe nuk më tregoi. Marr në telefon vëllanë e madh dhe ai më tregoi. Mora sërish vëllanë që do t’i sekuestonin shtëpinë dhe fillimisht nuk më tregoi. Kam ardhur brenda 12 orëve dhe me paratë që kisha për familjen time kam shlyer borxhin e vëllait. Nuk i kam thënë asgjë, ia përfundova të gjithë borxhin. Nga turpi ai më ka lënë peng tapinë e shtëpisë ku jeton sot. Ma ka lënë mua derisa t’më kthejë mua borxhin. Vëllai im e ka bërë këtë vetëm se ne jemi familje shumë korrekte ndaj njëri-tjetrit. Kanë kaluar 4 vite dhe ai nuk më ka kthyer paratë dhe e ka vuajtur shumë këtë. Ndaj unë kam ardhur këtu për t’i thënë vëllait tim dhe djalit të tij Ervisit të jenë të lumtur dhe me mua nuk ka asnjë borxh. 24 milionë Lekët ia fal, nuk dua t’ia di fare. Sa më bëjnë vëllezërit nuk më bën leku”, tha Miranda.

Dhimitri i surprizuar nuk priste të shihte motrën dhe nuk i fshehu emocionet që përjetoi kur ajo i tha se nuk i ka asnjë borxh asaj.

Dhimitri: Më preve në besë. Më ka bërë surprizë mua ajo sepse me mua ka vuajtur shumë.

Miranda: Miti të më falësh 100 herë që të gënjeva. Të them të drejtën kam ardhur vetëm të të bëj ty të lumtur sot. Nuk dua të të shof dhe të dëgjoj të më thuash jam kokëulur para teje. Ti e more borxhin të ecje përpara. Motra ka sjellë me vete tapinë e shtëpisë. Vetëm korrektesa jote që nuk doje të ishe borxhli me mua ka bllokuar tapinë e shtëpisë në emrin tim. Vëlla i dashur ne jemi në prag të festave. Për Krishtlindje të urova me një mesazh, ndërsa sot motra të bën të lumtur dhe sa të jem gjallë nuk do t’iu le të vuani. Dua të marrësh një noter, shtëpia nga sot e tutje është e jotja dhe borxhi me mua është zero.

Dhimitri: Faleminderit. Motra bën për vëllain, vëllai s’para bën shumë për motrën./tvklan.al

Loading...