Ndalohen valltare nga Serbia dhe Maqedonia në klubin e natës në Zherovjan të Tetovës

Shpërndaje

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dje në mbrëmje (5/6-dhjetor), prej orës 23.00 deri më ora 04.00, kanë realizuar kontroll aksion, në objektin hotelerik me lokacion në fshatin Zherovjan, pronë e 29-vjeçarit A.H. nga fshati Bogovinë.

Gjatë kontrollit, në këtë objekt janë ndaluar 5 shtetase të huaja dhe 6 shtetase të Maqedonisë.

Pesë vajzat (valltare) nga Republika e Sërbisë të moshës prej 21 deri 29 vjeçe, të cilat i kanë argëtuar të pranishmit në objekt, valltaret e arrestuara janë dërguar në Stacionin policorë Tetovë, dhe pas dokumentimit të rastit, do të dërgohen në Njësitin për kriminaltet ndërkufitarë, migracion, të huaj, dhe riatëdhesim për procedurë të mëtutjeshme.

Loading...