Ndërron jetë ish Presidenti amerikan George H.W.Bush

Shpërndaje

Ish-Presidenti amerikan George H.W. Bush, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njoftoi djali i tij George W Bush.

Georg Bush Sr, siç ishte i njohur, vdiq të premten në mbrëmje, tha një zëdhënës në emër të familjes së tij.

Ai Ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president i Ronald Regan.

Gjatë muajit prill, u pranua në një njësi të kujdesit intensiv të spitalit, me një infeksion gjaku. Një javë pas vdekjes së gruas së tij 73-vjeçare, Barbara.

“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar për të njoftuar se pas 94 vitesh, i dashuri ynë ka vdekur”, tha në një deklaratë George Bush Jr.

“Ai ishte njeri me një karakter të lartë dhe babai më i mirë që mund ta ketë një fëmijë”.

Loading...