Në kohën e pushtetit VMRO-BDI vota maqedonase ka “kushtuar” 1.000, vota shqiptare 500 denarë!?

Shpërndaje

Në gjykatën e Shkupit ka vazhduar rasti “Titaniku” me leximin e SMS porosive që ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakievski ia ka dërguar një personi të panjohur (P.P.) më 31 maj të vitit 2011.

Në mesazhet e vitit 2011 dhe 2013 Janakievski jep direktiva për votuesit dhe listat, si dhe vërejtje që dikush ka zbuluar se ka letërnjoftime të falsifikuara të personave nga Pusteci.
“Po u jap para disa personave të qerasin nëpër kafene, plus jap nga 1.000 denarë për një votë. Çka të bëj”, shkruan Janakievski në një SMS.

Njëjtë sikurse është investuar më tepër në pjesën maqedonase gjatë qeverisjes VMRO-BDI, ashtu edhe votat e maqedonasve janë blerë me çmim më të lartë se votat shqiptare, thotë një burim partiak që dëshiron të mbetet anonim.

“Votat shqiptare në shumicën e rasteve bliheshin me 500 denarë, kurse votat maqedonase kanë ‘kushtuar’ 1.000 denarë. Në raste të jashtëzakonshme, kur rezultati ka qenë më i ngushtë, votat janë blerë edhe me çmim më të lartë”, ka thënë ky burim.

Loading...