Notat e lojtarëve pas ndeshjes Liverpool – Man United, Shaqiri me notën më të lartë

Shpërndaje

Liverpooli ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë të dielën në “Anfield”.

Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri pa dyshim ishte protagonisti i ndeshjes, duke ardhur nga stoli në minutën e 70’ dhe duke shënuar dy gola brenda 10 minutave për t’ia dhanë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës, raporton Gazeta Express.

Shaqiri është shpallu lojtari i ndeshjes me notën më të lartë, 8.6, kurse Alisson Becker ka marrë notën më të ulët, 5.7.

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në ndeshje në minutën e 70’ dhe shënoi golin për 2-1 në minutën e 73’, dhe pas shtatë minutave shënoi golin e dytë personal për 3-1.

Loading...