Pamjet qesharake kur Shaqiri pranon trofeun e lojtarit të ndeshjes

Shpërndaje

Pas dy golave të shënuar për 20 minuta të kaluara në fushë Xherdan Shaqiri u shpall Lojtari i Ndeshjes në derbin e futbollit anglez të kësaj fundjavë ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Trofeun ai e pranoi nga Jamie Carragher, në një moment shumë interesant. Në fakt, ish reprezentuesi i Anglisë i tha Shaqirit se “Gary Neville ishte këtu por nuk donte që ta jepte ai çmimin”.

Kështu, edhe Carragher iu bashkua radhës së gjatë të njerëzve që sot e kanë tallur Gary Nevillein për komentet që ai kishte bërë më herët për Shaqirin.

Futbollisti nga Kosova e kaloai këtë moment duke qeshur he nuk e shfrytëzoi momentin e lavdisë për të kritikuar Nevillein, metë cilin tashmë ka një histori të rivalitetit dhe kundërthënieve televizive.

VIDEO

Loading...