Pantallonat e lëkurës janë rikthyer në modë, disa ide si t`i vishni dhe të dukeni gjithë stil
Nëse dini t`i mbani dhe t`i kombinoni mirë, është e sigurt që do të dukeni plot stil teksa ecni rrugëve të qytetit.
Nuk janë të thjeshta për t`u kombinuar dhe sidomos kur bëhet fjalë për t`i veshur në përditshmëri, megjithatë, nëse edhe ju keni një palë që rrinë prej kohësh në dollap, po ju japim disa ide se si mund t`i kombinoni.
Të ngushta dhe me bel lart janë pantallonat perfekte për vajzat elegante. Nëse doni t`i vishni për të dalë në darkë, fare mirë mund t`i kombinoni me një bluzë të zezë të tejdukshme, si Olivia Culpo në këtë foto.
Shtoni disa aksesorë me ngjyra që bien në sy dhe jeni gati për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve!
Nëse nuk i doni totalisht të ngushta, këto mund t`ju bëjnë punë, pasi vijnë të ngushta lart dhe paksa të gjera nga fundi.
Pantallonat e lëkurës mund t`i kombinojmë fare mirë me pulovrat aq shumë të dashura nga ne tani në këtë sezon.
Pantallona lëkurë, një golf i zi dhe një rrip në mes është gjithçka që ju duhet nëse nuk doni ta vrisni shumë mendjen për kombinimin dhe përsëri do të dukeni perfekte.
E gjithë veshja lëkurë? Nuk do gaboni kurrë!