Pas Mogherinit, shqipëtarët vërshojnë edhe profilin e të parit të SHBA-ve

Shpërndaje

Pas komenteve të shumta që banorë të zemëruar të Kosovës i kanë bërë në drejtim të shefes së diplomates evropiane, Frederica Mogherini në faqen e saj zyrtare në Facebook lidhur me liberalizimin e vizave e ushtrinë, shqiptarët kanë vërshuar me komente edhe të parin e SHBA-së, Donald Trump, raporton Gazeta Blic.

Ndihma që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës me dekada të tëra, ka bërë që numër i madh i tyre (shqiptarëve) të komentojnë në faqen zyrtare të Donald Trump për ta falënderuar këtë vend.“GodBlessUSA”, “From Kosovo with love” kanë qenë ndër komentet që më së shumti kanë figuruar në profilin e të parit të shtëpisë së Bardhë.

Loading...