Policia jep detaje për krismat në qendër të Tetovës, ja kush janë arrestuar

Shpërndaje

Mbrëmë rreth orës 21 e 07 minuta, në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, është denoncuar se në afërsi të një objekti hotelerik, në Bulevardin ,,Iliria,, në Tetovë, disa presona kanë shtënë me armë zjarri, por nuk ka persona të lënduar.

Pjesëtarët e policisë, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se, pas një zënke paraprake në kazino, ndërmjet personit me iniciale H.M. 34 vjeç, në njërën anë, D.M. 43 vjeç nga fshati Llacë, dhe B.D. 43 vjeç nga Tetova në anën tjetër, ku të njëjtit më pas kanë dalur jashtë në rrugë, dhe kanë shtënë me armë zjarri, por gjatë të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar.

Hetime në vendin e ngjarjes, kanë kryer Prokurori publik nga Prokuroria themelore Tetovë, dhe ekipi nga Sektori për punë të brendshme Tetovë.

Në stacionin policorë Tetovë, kanë qenë të arrestuar dhe të mbajtur pjesëmarrësit e kësaj përleshje: B.D. dhe D.M. si dhe R.Xh.28-vjeç nga fshati Shipkovicë, por gjithashtu janë në kërkim edhe disa persona tjerë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...