Prizren – Qytetarët ‘lodhen’ nga pyetja: “Ka është rruga për në Ferizaj”, ja çfarë bëjnë ata… (Foto)

Shpërndaje

Emërtimi i ndërlikuar i rrugëve dhe i shesheve në Prizren ka qenë gjithmonë debat në kuvendin e komunës së Prizrenit, edhe pse me qeverinë Haskuka kjo çështje ka filluar të trajtohet më mirë, shihet se ende ka mungesa në këtë drejtim.
Së fundmi një foto e dërguar nga një lexues i “Gazeta e Re”, tregon një tabelë-drejtimi siç shihet edhe në foton e mëposhtëm, e përpiluar në mënyrë jo profesionalë nga vete qytetarët.

Gazeta e Re mëson se tabela e cila tregon drejtimin për në: Reçane, Ferizaj dhe Shkup, është përgatitur nga vetë qytetarët e kësaj rruge konkretisht nga afaristët në këtë rrugë.

Arsyeja e tabelës sipas një lexuesi është “lodhja e qytetarëve nga pyetjet të shumta qe iu drejtohen nga udhëtarët të cilët shpesh ndalen aty pranë duke bllokuar trafikun për të pyetur rrugën”

Ndryshe, më 28 nëntor te këtij viti Komuna e Prizrenit ka filluar implementimin e projektit për emërtimin e rrugëve në Prizren dhe rrethinë. Sipas komunës ky projekt është ‘zhagitur’ për dy vjet me radhë, për ta lënë Komunën e Prizrenit si qyteti i fundit në Kosovë që ende nuk i ka të shënjuara rrugët. Pas kompletimit të procedurave të nevojshme, sipas planit dinamik projekti parashihet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm. /Gazetaere.com/

Loading...