Qeveria gjermane miraton Ligjin për heqjen e vizave, por i njëjti do të hyjë në fuqi më 2020

Shpërndaje

Qeveria Gjermane sot ka votuar Ligjin e i ri për fuqi punëtore, i cili u mundëson shtetasve të rajonit të Ballkanit por edhe më gjerë të qëndrojnë pa viza për të kërkuar punë të rajonet e këtij shteti.

Ligji vlen për shtetet që kanë liberalizimin e vizave me Gjermaninë, ndërsa i njëjti duhet të miratohet edhe nga Bundestagu.

Redaktori i DW, Bahri Cani, i cili e ka përcjellur debatin lidhur me këtë ligj përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se i njëjti do të hyjë në fuqi më 1.01. 2020!

Postimi i plotë i redaktorit Bahri Canit në facebook:

Keni kohë një vit të mësoni gjermanishten. Ligji i ri për fuqi punëtore të kualifikuar do të hyjë në fuqi më 1.01.2020. Sot ai u miratua nga qeveria gjermane, por duhet të kalojë në parlament, pra Bundestag e më pas në Këshillin Federal(Bundesrat)/DW

Loading...